
Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Marche në Itali.
Dy tërmete të njëpasnjëshme, me magnitudë 4.3 dhe 3.2 Rihter goditën brigjet e Pesarese duke shkaktuar sërish panik te banorët e zonës pas lëkundjes së fuqishme të 9 nëntorit.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në rrugët e qyteteve për të verifikuar gjendjen e ndërtesave. (A2 Televizion)