Italia prek 1000 të vdekurit, terapitë intensive në kolaps në Veri

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 19:23 | Bota
Italia prek 1000 të vdekurit, terapitë intensive në kolaps

Italia thyen kuotën dramatike të 1000 të vdekurve si pasojë e koronavirusit, vendi i dytë pas Kinës në këtë klasifikim makabër.

Të dhënat e shpërndara sot nga institucionet zyrtare flasin për një rritje me 2651 raste vetëm për ditën e djeshme, për një total të 15113 të  prekurve nga shpërthimi i pandemisë.

Lajmi i mirë vjen nga të shëruarit, 1258, ndërkohë që të shtruarit në terapi intensive janë ende 1153.

Nga 188 personat që kanë ndërruar jetë sot, 98% kishin një moshë më të madhe se 65 vjeç, por sipas mjekëve në terapi intensive po shtohen rastet e personave nën këtë moshë.  

Ndërkohë, masat shtrënguese të qeverisë italiane, ku janë kufizuar në maksimum udhëtimet dhe janë mbyllur pothuajse të gjitha aktivitetet, ka gjetur edhe një oponencë ndër qytetarët , teksa rezulton se 2162 persona janë denoncuar për moszbatimin e urdhrave, dhe 7 janë arrestuar vetëm në kryeqytet.

https://a2news.com/2020/03/11/italia-mbyll-cdo-dyqan-dhe-lokal-ne-gjithe-territorin-conte-pas-dy-javesh-do-te-shohim-efektet/

Situata më e rëndë mbetet në Veri, në veçanti në qytetin e Bergamos. Terapia intensive në spitalet e zonës janë tashmë në kolaps, dhe për mungesë të vendeve në morgun e qytetit, tashmë disa nga trupat e atyre të vdekur nga COVID -19 po ruhen në kishat lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos