
Josie Harris, nëna e tre fëmijëve të boksierit Floyd Mayweather u gjet e vdekur mbrëmjen e djeshme në makinën e saj në Kaliforni.
40-vjeçarja u gjet pa shenja jete në rrugicën e shtëpisë së saj ku fut makinën. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Harris ishte e lidhur me boksierin e njohur nga vitet 1995 në 2010. Ai u akuzua për keqtrajtimin e saj në vitin 2010 dhe për këtë arsye kaloi 2 muaj në burg.
Mediat amerikane raportojnë se sipas burimeve, në trupin e viktimës nuk janë shfaqur shenja dhunë, ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare. (A2 Televizion)