Iu dëmtuan gishtat gjatë protestës, Rama dekoron policen dhe i puth dorën

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 12:45 | Politikë
Iu dëmtuan gishtat gjatë protestës, Rama dekoron policen dhe i

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar policen Ina Muka, e cila gjatë një prej protestave të opozitës u lëndua në dorë nga një kapsollë dhe humbi tre gishta.

Dekorimi u bë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, gjatë një takimi të kryeministrit me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonies ku efektivja u dekorua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, Rama i puthi dorën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos