Izraeli bie dakord për armëpushim në konfliktin me militantët e Gazës

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 21:47 | Bota
Izraeli bie dakord për armëpushim në konfliktin me

Kabineti i sigurisë i Izraelit bie dakord për një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund konfliktit 11-ditor me militantët e Gazës.

Një zyrtar i Hamasit ka konfirmuar se do të ketë një armëpushim "të ndërsjellë dhe të njëkohshëm" me Izraelin duke filluar në 02:00 me kohën lokale, raporton Reuters.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken thotë se ai ka qenë duke folur me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe përsëriti mesazhin e presidentit Biden se SHBA priste të shihte një armëpushim.

Ai tha se kishte një shqetësim të thellë dhe të përbashkët në të gjithë botën për vdekjet e palestinezëve dhe izraelitëve.

Qëllimi i SHBA ishte t'i jepte fund dhunës, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos