Izraeli, operacion me dronë ndaj militantëve palestinezë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 17:36 | Bota
Izraeli, operacion me dronë ndaj militantëve palestinezë

Tre militantë palestinezë mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi të rrallë me dron nga ana e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Në një komunikatë për shtyp, ushtria izraelite bën me dije se objektivi i saj ishte një celulë terroriste që kreu një sulm me armë pranë Jalama të mërkurën mbrëma.

Banorët e parë palestinezë që shkuan në vendngjarje thanë se gjetën tre trupa në një makinë të djegur, por ushtarët izraelitë nuk i lejuan t’i ndihmonin.

Grupi militant Xhihadi Islamik Palestinez pranoi se dy nga viktimat ishin luftëtarët e tij, ndërsa i treti ishte nga Brigada e Martirëve Al-Aksa, krahu i armatosur i lëvizjes Fatah.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant në një reagim për ngjarjen shkroi në rrjetet sociale se Izraeli do të ketë një qasje sulmuese dhe proaktive kundër terrorit dhe do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos