Një jaht luksoz, me vlerë 5 milionë dollarë, u përfshi nga një zjarr i madh mëngjesin e së mërkurës teksa po ankorohej në një ishull në Tajlandë.
Ishin anëtarët e ekuipazhit që nisën të përballeshin fillimisht me flakët, por ishte e pamundur shuarja e tyre pasi u përhapën me shpejtësi në jaht, ndërsa më pas e braktisën atë për të shpëtuar.
Autoritetet ndërhynë për të shuar flakën, por u desh më shumë se një orë përpjekje për t’i vënë ato në kontroll. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por dëmet ishin kolosale. (A2 Televizion)