
Yoshihide Muroya fitoi Garën Ajrore të Kazanit në Rusi, duke qenë më pranë titullit në Kampionatin 2019 të Red Bull.
Ky ishte suksesi i dytë në dy gara për pilotin japonez, i cili ishte vetëm 185 të mijtat më i shpejt, se rivali i tij, Matt Hall nga Australia.
Kampioni i botës në fuqi, Martin Sonka nga Republika Çeke, u pozicionua në vendin e tretë, me më tepër se 7 të dhjetat distancë nga kryesuesi.
Kur kanë mbetur vetëm dy gara nga mbyllja e sezonit, Muroja kryeson me 53 pikë më tepër se Sonka, i cili po përgatitet të dorëzojë kurorën e kampionit. (A2 Televizion)