Gara 24 orëshe e Le Mans, Alonso triumfon për të dytin vit me radhë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 11:18 | Sporte të tjera
Gara 24 orëshe e Le Mans, Alonso triumfon për të dytin vit me

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso fitoi garën 24 orëshe të Le Mans.

Ky është triumfi i dytë me radhë për pilotin spanjoll, i cili u ndihmua në suksesin e tij edhe nga shokët e skuadrës te Toyota, Kazuki Nakazhima dhe Sebastien Buemi.

Makina me numrin 8, që deri në orën e fundit të garës dramatike renditej në vendin e dytë, fitoi edhe titullin botëror.

Nakazhima ishte ne timon në momentin e kalimit në finish, duke u bërë piloti i parë japonez që fiton titullin. Fituesi i garës prej 385 xhirosh në total dhe e ndjekur nga 252 mijë spektatorë, u vendos nga distanca afro 17 sekonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos