Tjetër sukses për Eklent Kaçin, fiton Austrian Open

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 13:55 | Sporte të tjera

Bilardisti shqiptar Eklent Kaçi ka siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierën e tij, duke fituar turneun e lojës me 9 gurë në Pongau Open 2019 në Austri, pasi mundi në finale gjermanin Joshua Filler me rezultatin 9-6.

Të dy sportistët synonin të kapnin vendin e parë në renditjen e Euro-Tour por ishte Kaçi që ia doli në një përballje që u përshkruan nga specialistët si tepër cilësore. Loja ishte e kuilibruar fillimisht dhe të dy sportistët arritën të siguronin secili 5 fitore nga 10 lojë të zhvilluara, por më pas Kaçi nisi shkëputjen dhe siguroi titullin.

“Nuk e di se si arrita deri në finale duke fituar katër ndeshje të vështira, Besojeni ose jo kisha 30 orë pa gjumë”, shkruan Kaçi në llogarinë e tij në Instagram. “Nëse do të kishte fituar, Filler do të më merrte fronin e Europës, por vazhdoj të jem unë numri 1”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos