Marquez fiton garën, Lorenzo rrëzon 3 pilotë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 16:20 | Sporte të tjera

Dy xhiro zgjati emocioni në Çmimin e Madh të Katalunjës në MotoGP. Kaq iu desh Jorge Lorenzos që të bënte një gabim trashanik në kthesën e dhjetë dhe dukë u rrëzuar vetë të nxirrte nga gara edhe pilotët kryesorë: Dovizioso, Vinales dhe Rossi.

I vetmi që shpëtoi ishte Marc Marquez, i cili pas këtij aksidenti e pa rrugën drejt fitores krejtësisht të lirë.

Kjo është fitorja e katërt në këtë sezon për spanjollin e Hondës, i cili tashmë e sheh veten edhe më shumë lider në klasifikimin e përgjithshëm.

Podiumi i garës në Spanjë u plotësua nga Quartararo dhe Petrucci.

Tashmë, Marquez ka 37 pikë diferencë me Dovizioso dhe 39 me Rins. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos