
Një prej shpresave më të mëdha të Japonisë për medalje ari, tenistja Naomi Osaka u eliminua në raundin e tretë dhe i dha lamtumirën Olimpiadës.
Numri dy i botës u mposht nga tenistja çeke, Vondrousova, duke shkaktuar një prej befasive më të mëdha të eventit.
Japonezja nuk u shfaq në formën e saj më të mirë, duke bërë edhe 18 gabime, të cilat i kushtuan sfidën. Tashmë, turneu i tenisit për femra ka humbur dy pretendentet kryesore, pasi edhe numri një i botës dhe kampionia në fuqi e Uimbëlldon, Esh Barti u eliminua të dielën. (A2 Televizion)