Habit podiumi në Tokio, fitueset nuk i kalojnë 42 vitet së bashku

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 18:56 | Sporte të tjera

Është Olimpiadë apo shkollë fillore? Dyshimi vjen, po të shohësh podiumin e sotëm të specialitetit të skateboard-it në Tokio.

Janë Momiji Nishija, Rayssa Sal dhe Funa Nakayama, dy japoneze dhe një braziliane të lidhura nga talenti dhe aftësitë e jashtëzakonshme në pistë, por edhe nga një moshë pothuajse fëminore.

Atletet që fituan medaljen e arit dhe atë të argjendtë janë vetëm 13-vjeçare, disi më e “moshuar” kolegia e bronzit, tashmë 16 vjeçare. I gjithë podiumi nuk tejkalon së bashku 42 vitet, edhe ky një rekord i Lojërave Olimpike.

Nga sport i praktikuar nga adoleshentët në rrugët e mbarë botës, në këtë edicion olimpik skateboardi ka marrë dinjitetin e sportit zyrtar, me Japoninë dominuese edhe në versionin për meshkuj.   

Japonezja nuk është gjithsesi medalja e artë më e re në histori. Në Lojërat e Berlinit e vitit 1936, amerikania Marjorie Gestring fitoi garën e trampolinave nga 3 metra në moshën 13 vjeç e 268 ditë, 63 më pak se japonezja Nishija.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos