Java e modës në Britaninë e Madhe, Burberry prezanton koleksionin e ri në shfaqjen virtuale

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 17:17 | Showbiz

Java e modës se botës post-covid nisi të enjten në Britaninë e Madhe, me Burberry që shpalosi një koleksion jashtë pasarelës tradicionale, në një shfaqje virtuale live.

Stilisti Riccardo Tisci e prezantoi koleksionin e quajtur ‘’in bloom’’ në platformën twitch, në atë që konsiderohet ‘një herë e parë’’ për një shtëpi mode britanike, që ashtu si të tjerat duhet t’i përshtatet kushteve të pandemisë.

Shfaqja e realizuar në bashkëpunim më artisten gjermane Anne Imhof, u vendos në një rreth, në një zonë pyjore. 

Koleksioni përfshinte pardesy, që sipas Burberry-t shpalosnin energji të reja të lirisë së shprehjes, pantallona të frymëzuara nga peshkatarët dhe paliceta.

Ashtu si shumë kompani të tjera Burberry është prekur rëndë nga ndikimi i Covid-19. Shitjet tremujorin e parë ranë me 45 për qind, duke detyruar mbylljen e disa dyqaneve rreth Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos