
Për koleksionin e ri pranverë/verë 2023, që çeli javën e modës në Nju-Jork, stilisti i famshëm Michael Kors thotë se është frymëzuar nga udhëtimet e tij të fundit.
Stilisti amerikan propozon në koleksionin e ri, ngjyra, veshje për femrën, edhe në rrugë, njësoj si ato të resorteve tropikale dhe të kundërtën, për pushime dhe stilin urban.
Kors i qëndron besnik miksimit të ngjyrave, të kuqes së fortë, jeshiles së palmave dhe turkezes. Shkëlqimin veshjeve ia jep argjendi, i pranishëm në tegelë, rripa e qëndisje.
Modelet u ngjitën në pasarelë me veshje për përditshmërinë, këmisha të lehta e funde të gjatë, por edhe me kostume për mbrëmje, apo fustane elegante.
Pjesë e koleksionit të ri ishin edhe rrobat e banjos për verën e ardhshme. (A2 Televizion)