
Një javë përpara përfundimit të sezonit të Bundesligës gara për Champions League dhe qëndrimin në kategori është bërë më e fortë se kurrë.
Eintracht Frankfurt që ishte një hap larg Champions League, gaboi rëndë duke e mundur me rezultatin 4-3 nga Schalke 04, e cila e ka prerë biletën për në Bundesliga 2 prej disa javësh.
Dortmund dhe Wolfsburg duhet të mos gabojnë të dielën për të ruajtur avantazhin dhe vendin për në Ligën e Kampioneve.
Gara është e paparashikueshme se kush do të qëndrojë në Bundesligë dhe në sezonin e ardhshëm. Augsburg, Bielefeld, Koln dhe Werder Bremen do të luftojnë deri në fotofinish për të luajtur sërish dhe vitin tjetër mes më të mirave.
Werderi humbi një përballje të drejtpërdrejtë me Augsburg 2-0 ndërsa Bielefeld dhe Koln morën nga një pikë në përballjet respektive me Hoffenheim dhe Hertha Berlin.
Kampionët e Bayern Munchen u ndanë në paqe me Freiburg, në një ndeshje që përfundoi 2-2. (A2 Televizion)