Robert Lewandowski kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon fantastik për të, duke shënuar kundër Freiburg golin numër 40 personal në një sezon të kampionatit gjerman.
Një rekord që qëndronte në këmbë prej sezonit 1971-72, kur sulmuesi legjendar i Gjermanisë realizoi pikërisht 40 gola në 34 ndeshje. Polaku tani ka mundësinë edhe ta thyejë këtë rekord, pas Bayern luan ndeshjen e fundit të kampionatit javën e ardhshme kundër Augsburg.
Lewa e festoi golin numër 40 me një fanellë ku kishte stampuar foton e Müller me mbishkrimin “4ever Gerd”.
Ndeshja në vetvete regjistroi edhe një tjetër rekord për Bayern, që gjen rrjetën në takimin e 34-t radhazi jashtë fushës së vet në kampionat. (A2 Televizion)