Java e modës në Nju Jork, ngjyra dhe ekstravagancë në pasarelë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 11:29 | Showbiz
Java e modës në Nju Jork, ngjyra dhe ekstravagancë në

Një koleksion i frymëzuar plotësisht nga muzika “rock”. I tillë ishte ai që prezantoi dizenjatori amerikan Jeremy Scott gjatë javës së modës në Nju Jork.

Modelet parakaluan në pasarelë me veshje shumëngjyrëshe e të guximshme.

“Këtë sezon u frymëzuam nga “rock”-u, heavy metal, fantashkeca apo neoni, të gjitha të ndërthurura së bashku. Sollëm forma dhe volume të ekzagjeruara, ngjyra të ndezura, por edhe të errëta”, tha Scott.

Modelet mbanin parruke me ngjyra të ndezura dhe çizme të lartësive të ndryshme, ndërsa sfilonin nën tingujt e klasikëve të rokut.

Dominuese ishin edhe printimet, si ato të lëkurës së zebrës dhe gjarprit, e gjithashtu format gjeometrike.  

Nuk munguan thekat, teminat dhe rruazat, të cilat ndriçuan edhe më shumë pasarelën e Scott.

Java e  modës në Nju Jork vijon deri në 11 shtator.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos