
Minorenët nën 16 vjeç që jetojnë në Bashkimin Evropian mund të ndalohen të përdorin WhatsApp. Kjo është ajo që informon WaBetaInfo, sipas së cilës, krijuesit e platformës së famshme të shkëmbimit të mesazheve po shikojnë mundësinë e krijimit të një sistemi që do pengojë përdorimin e aplikacionit nëse nuk plotëson kërkesën e të dhënave personale.
Në teori, përdorimin i WhatsApp brenda Unionit Evropian është i limituar për ata që nuk kanë mbushur 16 vjeç, ashtu siç thotë dhe dokumenti në fund për kushtet e përdorimit të platformës. Një limit që në fakt deri tani ka mbetur në teori, por shumë shpejt mund të bëhet efektiv.
Me thënë të drejtën, nuk është e qartë se si do të verifikohet mosha e vërtetë e përdoruesve, por zërat thonë që do të ketë një ndërthurje mes të dhënave që ata kanë në Facebook dhe Instagram. (A2 Televizion)