Jeff Bezos dhe e dashura nuk përmbahen mbi jahtin luksoz

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 08:21 | Lifestyle

Dashuria e dytë duket më e fortë se e para për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos.

Manjati amerikan është fotografuar më i relaksuar seç duhet në jahtin e tij luksoz 500 milionë dollarësh, teksa pushon me të fejuarën Lauren Sanchez në brigjet e Capri-t.

Çifti i sapofejuar ka ndarë një moment plot epsh dhe puthje pasiononte, pa u shqetësuar aspak për paparacët që kishin në fokusin e tyre kabinën e Koru, që ishte parkuar në ishullin italian.

Në momentin romantik, teksa Bezos i dhuron puthje, Sanchez i mbështjellë këmbët rreth belit të tij.

Çifti më pas u panë duke qeshur dhe duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa Bezos pinte një pije për t'u freskuar në rrezet e diellit mesdhetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos