Rikthehen dhe më të fuqishme protesta e “jelekëverdhëve”në qytetin e Nantes. Qindra persona morën pjesë në një protestë të shtunën kundër qeverisë së presidentit Macron, ku u përballën ashpër dhe me forcat e policisë.
Efektivët u detyruan të përdorin gazin lotsjellës në këtë protestë për të shpërndarë të pranishmit, të cilët në disa raste hodhën dhe koktejl molotovi në drejtim të tyre. Mbi 20 persona u arrestuan dhe në rrugë u panë dhe kamionët që hedhin ujë me presion. Mediat lokale shfaqën pamje dhe të personave që tentonin të hynin në disa dyqane gjatë kësaj proteste.
Protestat e “jelekëverdhëve” nisën muaj më parë si një kundërshtim kundër çmimit të lartë të karburantit dhe u kthyen më pas në një forcë kundërshtuese ndaj qeverisjes së presidentit Macron. (A2 Televizion)