“Jemi në një moment të vështirë”, Putin: Rusia do të dalë më e fortë

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 18:50 | Bota
“Jemi në një moment të vështirë”, Putin:

“Rusia po kalon momente shumë të vështira, por kjo gjë do ta bëjë atë më të fortë”.

Kjo ishte deklarata më e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një ceremonie për dekorimin e disa punonjësve në sektorin publik.

"Sot është një moment i veçantë për konsolidimin dhe forcimin e ndjenjës sonë kombëtare, të dëshirës për të forcuar themelet e shpirtit rus në çdo mënyrë dhe për të krijuar kushte në sferat e ekonomisë, prodhimit dhe edukimin e të rinjve tanë për të garantuar një të ardhme të pakushtëzuar për vendin tonë”, tha mes të tjerash Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos