Jennifer Lopez pozon pa filtra në moshën 54-vjeçare: Kjo jam unë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 17:26 | Showbiz
Jennifer Lopez pozon pa filtra në moshën 54-vjeçare: Kjo jam

Të gjithë e dimë që për Jennifer Lopez, koha sikur ka ndaluar. Dhe këtë na e vërtetoi edhe një herë, duke postuar një video krejtësisht pa filtra në profilin e saj në Intagram. Kjo video vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja ka festuar 54-vjetorin.

"Nuk ka filtra. Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare, me shkëlqim dhe e lumtur”, ka shkruar këngëtarja në videon në Instagram.

“Së fundmi festova ditëlindjen dhe ndihem më mirë se kurrë”, dëgjohet të thotë JLo, duke prezantuar më pas produktet që përdor gjatë rutinës së saj.

Megjithatë, pavarësisht garancive se nuk kishte filtra, disa nga ndjekësit e saj në Instagram nuk ishin të bindur.

“Na trego plastikën tënde më mirë”, ka shkruar një komentues.

“Ajo është fantastike, por padyshim që ka një filtër në këtë video. Ose të paktën ndonjë ndriçim të veçantë”, komentoi një tjetër.

 “Kam parë foto të tjera dhe janë të ndryshme nga video. Jo se ajo nuk është e mrekullueshme, por ky pretendim është mashtrim”, ka shkruar tjetër komentues.

Mirëpo, kishte nga ata që nuk i kursyen fjalët e bukura.

 “Je 54 vjeç dhe je kaq natyrale dhe e bukur, është e natyrshme që të kanë zili dhe të urrejnë”, lexohet në disa komente të tjera.

https://www.instagram.com/reel/Cv7iwX4LIck/?utm_source=ig_web_copy_link

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos