Mjaftoi një fjalim 6 minutash për të prodhuar një tërmet politik në Brazil. Roberto Alvim, i emëruar nga presidenti Jair Bolsonaro si “numri 1” i Kulturës me titullin sekretar special pas shkrirjes së ministrisë përkatëse që iu bashkua asaj të Turizmit ditët e para të vitit, ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të shumta të opinionit publik.
Shkaku? Duke mbajtur një fjalim ku qartësonte linjën e dikasterit të tij, Alvim shprehu disa koncepte që në momentin e parë nuk u kapën nga të pranishmit, por nuk mund t’ i shpëtonin publikut të gjerë. Ato ishin, pothuajse fjalë për fjalë, pjesë e një fjalimi të Joseph Goebbels, ministri famëkeq i propagandës naziste.

“Arti brazilian i dekadës së ardhshme do të jetë heroik dhe kombëtar... është një domosdoshmëri, sepse i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, ose nuk do të jetë fare”, ishte pjesa e fjalimit më e diskutuar, e shprehur në një sfond muzikor të kompozitorit Wagner, i “preferuari” i Adlof Hitlerit.
Ndërkohë, fjalia origjinale e eksponentit tenjosur nazist ishte: “Arti gjerman i dekadës së ardhshme do të jetë heroik, do të jetë objektiv dhe pa sentimentalizma, do të jetë kombëtar, me pathos, imperativ, ose nuk do të jetë fare”.

Protestat e shumta nga opinioni publik dhe grupet e interesit kanë shtrënguar Alvim të japë dorëheqjet, të pranuara nga Bolsonaro. Ai mohoi se e kishte kopjuar në mënyrë të vetëdijshme Goebbelsin, duke thënë se fjalimi ishte një përmbledhje e realizuar më së shumti nga asistentët e tij.
Presidenti brazilian Bolsonaro është akuzuar shpesh si një politikan shumë afër ideve të ekstremit të djathtë. (A2 Televizion)