Jo vetëm Djokovic, goditja me top që i shkaktoi vdekjen arbitrit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 20:45 | Sporte të tjera
Jo vetëm Djokovic, goditja me top që i shkaktoi vdekjen arbitrit

Skualifikimi i Novak Djokovic nga US Open, pasi goditi me top, padashur, një nga gjyqtaret e vijës, shkaktoi shumë bujë në botën e tenisit.

Por, një incident i tillë nuk ka ndodhur për herë të parë me serbin. Në historinë e këtij sporti, ka disa episode që kanë përfunduar edhe në tragjedi.

Në vitin 1983, arbitri 60-vjeçar Dicks Wertheimer, gjatë finales së të rinjve në US Open mes Stefan Edberg dhe Simon Youl, u godit me top në organin gjenital pas një shërbimi shumë të fortë dhe të gabuar. Goditja e rrëzoi nga karrigia e lartë, ku qëndron arbitri kryesor, dhe Wertheimer goditi kokën në rënie.

Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen disa ditë më pas. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/07/godet-arbitren-me-top-djokovic-i-thote-lamtumire-us-open/

A2 CNN Livestream

Latest Videos