MotoGP/ Lajm i bujshëm nga Gjermania: Vale Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 19:20 | Sporte të tjera
MotoGP/ Lajm i bujshëm nga Gjermania: Vale Rossi do të tërhiqet

Një lajm i hidhur vjen nga Gjermania për të gjithë tifozët e Valentino Rossit. Sipas “Speedweek”, piloti veteran është gati për të njoftuar tërheqjen nga MotoGP.

Një lajm i papritur duke qenë se deklaratat e fundit të italianit mbi të ardhmen e tij ishin të qarta: “Do të vazhdoj me Yamaha edhe për një vit”.

https://a2news.com/2020/08/21/pa-vdekjen-me-sy-por-rossi-nuk-heq-dore-nga-garat-vazhdoj-edhe-vitin-tjeter/

Nëse lajmi do të rezultojë i vërtetë, vendin e 41-vjeçarit te Yamaha do ta zërë Andrea Dovizioso, i cili në fund të sezonit ka vendosur që të largohet nga Ducati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos