Jo vetëm mësues dhe forca sigurie, nga Pakoja e Madhe përfiton edhe administrata

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 08:28 | Politikë
Jo vetëm mësues dhe forca sigurie, nga Pakoja e Madhe përfiton

Përveç mësuesve, edukatorëve dhe forcave të rendit, nga pakoja e madhe do të përfitojnë edhe mbi 12 mijë punonjës të administratës publike. Kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjithë ata që kanë pagë nën 60 mijë lekë, përfshirë, sanitarë, punëtorë e shoferë do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos