Jo vetëm muzikë, Nicole mendon dhe për fëmijët

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2018, 18:22 | Showbiz

Nicole Scherzinger është një nga këngëtaret më të suksesshme në të gjithë botës. Ajo ka angazhime të shumta me koncerte e me projekte të reja në profesionin e saj, por sërish këngëtarja ka gjetur kohë të bëhet pjesë e UNICEF në nismën për fëmijët në nevojë.

Këngëtarja ka vendosur të bëhet pjesë e kësaj organizate pikërisht në “Ditën Botërore të Fëmijëve”.

Të paktën për një ditë, Nicole Scherzinger ua ka mbushur me energji pozitive ditën fëmijëve duke qenë pjesë e tyre.

Eksperiencën e saj, Nicole e ka shpërndarë edhe në profilin e saj të “Instagramit”, ku e vlerëson veten me fat që është pjesë e UNICEF.

“Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punoj me UNICEF, duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën”, shkruan Nicole Scherzinger ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe foto me fëmijët. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/Bqa2H-kHGRX/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos