Jo vetëm për plazh! Pse duhet të keni patjetër një fund “pareo” në garderobën e verës

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 16:17 | Lifestyle

Mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e verës dhe kemi nisur duke menduar për pushimet tona. E kur themi pushime, padyshim vëmendjen më të madhe e kemi te gardëroba jonë.

Ekspertët e modës na këshillojnë se këtë verë të kemi patjetër një fund pareo. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Pavarësisht se si e vishni, një fund-pareo i thurur në mënyrë perfekte duket po aq mirë në çdo lloj trupi dhe me çdo stil të rrobave të banjës.

Nëse nuk e  vishni me rroba banje, mund ta kombinoni me një T-Shirt të thjeshtë dhe do dukeni perfekt...mjafton të mos jetë transparente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos