Joao Felix nuk bën dot mrekullinë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 16:04 | Futboll
Joao Felix nuk bën dot mrekullinë

Chelsea ka regjistruar barazimin e tretë radhazi në Premier League. “Blutë” e Londrës e mbyllën 1-1 derbin ndaj West Ham, duke u larguar edhe më shumë nga zona Champions.

Joao Felix zhbllokoi takimin në minutën e 16, pas asistit të Enzo Fernandez. Ëest Ham reagoi dhe ktheu baraspeshën 12 minuta më vonë, me Emerson Palmierin, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Chelsea renditet në vendin e 9, me 31 pikë, pas 22 ndeshjesh të luajtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos