Joe Biden në zi, i ngordh qeni

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 19:34 | Lifestyle

Champ, qeni i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ngordhur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biden njoftoi se “shoku i familjes sonë në ditë të mira dhe të vështira, u shua sot”.

Pastori gjerman ishte 13 vjeç dhe ka qenë në familjen e Biden që nga viti 2008.

Edhe Zonja e Parë, Jill Biden, shkroi në Twitter: “Prehu në paqe djali ynë i mirë dhe i dashur, Champ. Do të na mungosh”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/31/qeni-problematik-i-biden-kafshon-serish/

A2 CNN Livestream

Latest Videos