Një shkëmb që duket si gjuha e gurëzuar e dragonjve të legjendave. Përreth një humnerë ku shpaloset një nga peizazhet më marramendëse në botë, sipër fjordeve norvegjeze.
Është “Gjuha e Trollit”, një nga vendet më të fotografuara të vendit skandinav. 700 metra sipër ujërave të ftohta të liqenit Ringedalsvatnet, shkëmbi karakteristik arrihet pas një udhëtimi të mundimshëm, që nuk zgjat më pak se 5 orë, por pamja e bën atë një nga destinacionet e preferuara të dashamirësve të natyrës.

“Gjuha e Trollit”, një nga vendet më të fotografuara të Norvegjisë 
Një shkëmb që duket si gjuha e gurëzuar e dragonjve të legjendave 
Ndodhet 700 metra sipër ujërave të ftohta të liqenit Ringedalsvatnet 
Shkëmbi karakteristik arrihet pas një udhëtimi të mundimshëm, që nuk zgjat më pak se 5 orë 
Pamja e bën atë një nga destinacionet e preferuara të dashamirësve të natyrës 
Në 2009, shkëmbin karakteristik e vizitonin pak qindra persona në vit 
Vetëm 5 vite më vonë, vizitorët ishin 40 mijë 
Rritja e pabesueshme ka një shkak të vetëm, rrjetet sociale 
Shpërndarja e pozave mahnitëse por edhe akrobatike në buzë të shkëmbit e kthyen “Gjuhën” në një destinacion global të fotografive ekstreme 
Vizitorët që lejohen nga mesi i qershorit deri në shtator e marrin vetë koston e rrezikut 
Nuk kanë munguar gjatë viteve aksidentet, shpesh herë edhe tragjike
Në 2009, shkëmbin karakteristik e vizitonin pak qindra persona në vit. Vetëm 5 vite më vonë, vizitorët ishin 40 mijë. Rritja e pabesueshme ka një shkak të vetëm, rrjetet sociale.
Shpërndarja e pozave mahnitëse por edhe akrobatike në buzë të shkëmbit e kthyen “Gjuhën” në një destinacion global të fotografive ekstreme, që marrin pëlqime pafund në platformat e ndryshme.
Nuk ka barriera aty, dhe vizitorët që lejohen nga mesi i qershorit deri në shtator e marrin vetë koston e rrezikut. Nuk kanë munguar gjatë viteve aksidentet, shpesh herë edhe tragjike. (A2 Televizion)
