Johnson refuzon masat shtrënguese, pranon se vdekjet do të jenë "të pashmangshme"

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 22:15 | Bota
Johnson refuzon masat shtrënguese, pranon se vdekjet do të jenë

Kryeministri britanik Boris Johnson foli sot në Parlament për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin e tij.

Edhe pse Johnson e ka cilësuar pasojën e sëmundjes COVID -19 si “kriza shëndetësore më e rëndë të kësaj gjenerate”, dhe se shtimi i viktimave do të ishte e pashmangshme, ai nuk ka zbatuar një plan masash shtrënguese si ato të vendeve fqinje si Irlanda, ose Franca, pa folur për Italinë, duke pasur jo pak kritika.

Johnson ka refuzuar të mbyllë institucionet shtetërore dhe shkollat në vend, duke treguar një qasje pothuajse fataliste për sa i përket përhapjes së virusit, duke kaluar nga një taktikë që synon parandalimin e virusit tek një fazë tjetër që synon frenimin e përhapjes së tij.

https://a2news.com/2020/03/10/ne-europe-anulohen-eventet-por-ne-britani-pritet-qe-260-mije-veta-te-mblidhen-per-garen-e-kuajve/

Sipas, tij, çdo personi që shfaq simptoma gripale do t’i kërkohet të vetë-izolohet në shtëpi, por mbetjen hapur të shkollave e justifikoi me faktin që mbyllja e shkollave do të kishte efekte minimale dhe se rreziku do të zgjatej deri në 4 muaj, duke pamundësuar izolimin social të nxënësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos