
Zgjedhje e menjëhershme për zëvendësimin e ministrit britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në mes të krizës Covid për shkak të skandalit të videos së publikuar në media me të dashurën e tij Gina Coladangelo në kundërshtim me rregullat e pandemisë.
Kryeministri Boris Johnson ka emëruar Sajid Javid, në postin e Minsitrit të Shëndetësisë, një veteran i qeverisë Tory me origjinë familjare pakistaneze, ish-Kancelar i Thesarit dhe Ministri i Brendshëm në të kaluarën.
Javid kishte dhënë dorëheqjen si kancelar pas zgjedhjeve të vitit 2019 në polemikë me ish-eminencën gri të Downing Street, Dominic Cummings.
Largimi i tij në shkurt të vitit të kaluar erdhi pas një lufte të mprehtë për pushtet me këshilltarin kryesor të atëhershëm të Boris Johnson, Dominic Cummings.
Por në një përmbysje të fatit, është Javid ai që kthehet në ekipin më të mirë të Boris Johnson, ndërsa Cummings hedh kritika nga jashtë qeverisë.
Carrie Johnson, gruaja e kryeministrit, e cila më parë u përplas me Cummings, dikur ishte një këshilltare speciale e Javid gjatë mandatit të tij si sekretar i komuniteteve. (A2 Televizion)