Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një balonë me ajër është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë në Nju Meksiko.
Katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa personi i pestë u dërgua në spital me plagë të shumta në trup dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte.
Shkau i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)
