Tërmet 4.4 Rihter në Francë… por lëkundja ishte artificiale

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 21:14 | Bota
Tërmet 4.4 Rihter në Francë… por lëkundja ishte

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar në zonën e Strasburgut në Francë pa shkaktuar të lënduar apo dëme.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës epiqendra e tërmetit ishte në lindje të qytetit në një thellësi prej 10 km.

5 minuta më vonë, u shënua dhe një lëkundje tjetër më e lehtë me magnitudë 2.3 Rihter.

Sipas Rennas, tërmetet janë klasifikuar si “të induktuar” ose e thënë ndryshe të provokuara nga aktiviteti njerëzor dhe në këtë rast nga testet gjeotermike të realizuara nga kompania Fornoche, që merret me energjitë e rinovueshme dhe alternative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos