Kreu i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj është përplasur në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN me zyrtarin socialist Alfred Kika Muharremi duke komentuar protestën e sotme që vijon prej orës 14:00.
Për zyrtarin socialist njerëzit që sot thyen rendin e sigurisë, dhunuan policët me gurë nuk janë studentët.
“Njerëzit që sot provokuan dhe njerëzit që sot thyen rendin e sigurisë, dhunuan policët me gurë dhe prishën çdo lloj objekti, nuk janë studentët. Mos i bëni pis studentët. Lëreni studentët të flasin dhe lëreni studentët të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme siç dinë ata të protestojnë. Mos u përfshini në protestën e studentëve. Kaq kam. Një mesazh kam”, tha Muharremi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në përgjigje të tij, Lapaj kërkoi nga mazhoranca që të mos vjedhë shqiptarët pasi sipas tij po bën batërdi.
“Ka vetëm një formulë; mos vidhni mos vidhni se u ka plas cipa dhe pasi vidhni na kërkoni dhe llogari ne. Mos vidhni... mos vidhni... Kjo është çështja dhe nuk u zë njeri rrugëve. Ju nuk po vidhni, por po bëni batërdi”, tha Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
(A2 Televizion)