“Neveri”, Muharemi: Protesta u njollos nga fundërrinat

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 20:44 | Politikë

“Vetëm studentë nuk ishin ata që kryen aktet e dhunës në protestë”.

Kështu u shpreh Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste, duke komentuar ngjarjet e protestës së sotme.

“Ata ishin disa njerëz të mirëorganizuar nga organizata politike, që kërkojnë destabilitetin e vendit. Që në ditën e parë të protestës kam thënë që jam me protestuesit e ndershëm, por ndjej neveri për klanet politike që duan të përdorin çdo kërkesë të shëndetshme. Janë individë që paguhen nga klanet politike për të krijuar destabilitet”, tha Kika Muharemi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Do doja që kjo protestë e studentëve të ishte vërtet e studentëve sot, mos të njollosej nga këto fundërrina që duan vetëm destabilitet. Mosha mesatare ishte 40 vjeç”, shtoi këshilltari socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos