“3 qytetarë të lënduar te Trauma”, Bardhi apel qytetarëve: Bashkojuni rinisë studentore si në vitin 1991

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 20:56 | Politikë

“3 qytetarë të lënduar te Trauma”, Bardhi apel

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaron se tre qytetarë të lënduar në protestë po marrin trajtim mjekësor te spitali i Traumës, ndërsa sipas tij nuk ka asnjë efektiv të shtruar në spital. Në një postim të shoqëruar edhe me video nga protesta, Bardhi bën të ditur se i bëjmë thirrje çdo studenti dhe çdo qytetari të lirë të gjithë Shqipërisë, që t’i bashkohet rinisë studentore ashtu si në vitin 1991, ndërsa kërkon edhe lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

“Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë.

Aktualisht në Spitalin e Traumës ku ndodhen kolegët deputetë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, ndryshe nga sa mashtroi Qeveria, nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar në spital, ndërkohe që ka të paktën 3 qytetarë me dëmtime serioze që po marrin trajtim mjekësor.

I bëjmë thirrje  çdo studenti dhe studenteje, çdo qytetari të lirë, të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pa dallim partie dhe ideologjie, që ashtu si në vitin 1991, t’i bashkohet rinisë studentore.

Theksojmë se kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve dhe  qytetarëve janë të drejta dhe ne i mbështesim plotësisht. Gjithashtu, për këto kërkesa dhe për shumë të tjera, të fermerëve, minatorëve, fasonëve, profesioneve të lira, ka vetëm një zgjidhje: largim i menjëhershëm i Edi Ramës, kreut të narkoshtetit.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve në mënyrë të paligjshme dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të dhunës shtazore!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos