Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi se në protestën e sotme “nuk kishte asnjë element demokratik”.
Sipas tij, në protestën e sotme të studentëve nuk kishte studentë.
“Nuk kishte studentë në protestë… Aty ka edhe elementë që janë studentë, ka edhe zotërinj nga 60 vjeç që mund të kenë qenë studentë, por nuk po flasim për lëvizje studentore. Në protestën e sotme nuk kam parë asnjë element demokratik të të protestuarit dhe të kërkimit të të drejtave”, tha Basha në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Basha shtoi: “Unë nuk jam për të shkatërruar institucionet sepse i kemi të përbashkëta. E pamë në 1997 si futeshin nëpër ministri”. (A2 Televizion)