
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përshëndeti votimin pro propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Mirëpres votimin e parlamentit maqedon, që i shtron rrugën konferencave të para të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, shkroi Scholz në Tëitter.
Edhe shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Joseph Borell, reagoi gjithashtu në Tëitter: “Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti votoi në favor të hapjes së negociatave, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap thelbësor në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në një kohë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë sfidave të përbashkëta”. (A2 Televizion)