
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njoftoi se të martën do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
"Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve në Parlament, duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të mbajtur konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin Francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën, ku do të takohemi në Bruksel. Maqedonia i përket BE-së", shkruan Varhelyi në Twitter. (A2 Televizion)