Mediat italiane raportojnë në orët e fundit se ekipi i Juventus-it ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin serb të Lazio-s, Sergej Milinkoviç-Saviç.
Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Saviç ka qenë nën shënjestrën e Juventus-it që verën e kaluar.
Juventus tashmë duhet të negociojë personalisht me presidentin e Lazio-s, Lotito, i cili më parë ka caktuar një çmim prej 100 milionë eurosh për të riun serb.
Sipas burimeve mediatike, pritet që kontrata përfundimtare mes mesfushorit Milinkoviç-Saviç dhe bardhezinjve të nënshkruhet në fund të verës. (A2 Televizion)