
Çdo ditë që kalon, Gianluigi Donnarumma, është më larg Milanit. “Il Giornale” ka shkruar këtë të hënë se te Juventusi kanë bërë gati edhe ofertën për gardianin kuqezi, i cili duket se i shtyrë edhe nga agjenti i tij nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin ku është rritur.
Sipas medias italiane, bardhezinjtë janë gati të paguajnë 10 milionë euro në sezon neto për portierin, 20 milionë komision për agjentin e tij, Mino Raiola, ndërkohë që Alfonso Donnarumma, babai i futbollistit, do të përfitojë 3 milionë euro. Shifra të çmendura në mes të krizës pandemike.
Në situatën e krijuar, portieri nuk po kalon ditë të qeta, edhe sepse po përballet me zemërimin e tifozëve, të cilët i kërkojnë të mos luajnë të ndeshjen e kësaj fundjave.
Megjithatë, edhe pse ende pa e rinovuar kontratën, ende nuk është e sigurt nëse Milani do ta lërë të lirë portierin për të cilin ka interes edhe nga shumë klube të tjera europiane. (A2 Televizion)