
Është dënuar me 1 vit burg mjeku Giorgio Galanti për rastin e vdekjes së Davide Astorit, ngjarje që preku të gjithë botën italiane të futbollit.
Procesi ndaj mjekut Galanti u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe për këtë arsye ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në burg.
Galanti, u shpall fajtor për vrasje me dashje, për dy vërtetimet e aftësisë që ai kishte lëshuar për lojtarin kur ishte drejtor mjekësor i Mjekësisë Sportive të Spitalit Universitar Careggi.
Lojtari i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet pajetë mëngjesin e 4 marsit 2018 në dhomën e tij të hotelit në Udine, ndërsa ishte me ekipin. (A2 Televizion)