Juventusi shkarkon zyrtarisht trajnerin Massimiliano Allegri

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 13:15 | Futboll
Juventusi shkarkon zyrtarisht trajnerin Massimiliano Allegri

Që kishte fërkime midis Allegrit dhe drejtuesit e Juventusit, kjo ishte e ditur në ambientet e futbollit italian.

https://twitter.com/juventusfc/status/1129339224170405888
Komunikata zyrtare

Por sot kriza mes palëve u përshpejtua aq sa klubi kampion në Itali ka shpërndarë një komunikatë zyrtare ku bëhet e ditur që Allegri nuk do të jetë më trajneri i vitit të ardhshëm.

Me Juventusin Allegri ka fituar 5 kampionate radhazi,  4 kupa të Italisë, dhe ka arritur dy herë në finale të Champions League. Pikërisht mos fitorja e trofeut më të madh kontinental është një nga shkaqet e pakënaqësisë të drejtuesve në Torino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos