
Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga merkato e verës, skuadrat e Superligës shqiptare po kryejnë transferimet e fundit për sezonin e ri.
Albi Alla është zyrtarisht një futbollist i Laçit. Alla është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi në të kaluarën e tij ai ka qenë pjesë e Bylist, Skënderbeut, Flamurtarit dhe Kukësit me të cilin u shpall kampion para se të transferohej në Kinë.
Me largimin e Renato Malotës, afrimi i një shtatlarti në mbrojtje ishte një domosdoshmëri. Nga ana tjetër, Guindo është i larguari i radhës. Sulmuesi është zyrtarizuar për dy vite me klubin e Emirateve Arabe, i cili i ka ofruar një rrogë marramendëse prej rreth 300 mijë eurosh në sezon.
25-vjeçari ishte pjesë e futbollist shqiptar që nga viti 2018 me skuadrën e Skënderbeut, Bylisit dhe së fundmi Laçit që u shpall dhe nën kampion i Shqipërisë. Sezonin e fundit ai u aktivizua në 34 ndeshje dhe shënoi 19 goli duke fituar dhe Këpucën e Artë. Edhe Teuta ka rikthyer në skuadër Erando Karabecin. Pas largimit të Albano Aleksit dhe Akuah në mesfushë, djemtë e detit kishin kohë që po kërkonin një mesfushor me eksperiencë.
Sezonin e kaluar, futbollisti nga Tirana u aktivizua si titullar me Prishtinën dhe menjëherë pasi zgjidhi kontratën me dardanët u bashkua ekipit durrsak. Karabeci do të ketë një rol kyç në ndërtimin e lojës së durrsakëve, të cilët kanë ndërtuar një skuadër me djem të rinj dhe premtues për të ardhmen. (A2 Televizion)