Ka Ferrari dhe Bugatti, por në punë shkon me një makinë të "zakonshme"

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 22:26 | Lifestyle

Quhet Chin Jit Pyng dhe është një biznesmen i suksesshëm në Malajzi. Përveçse është një nga personat më të pasur të vendit, njihet edhe si njeriu me koleksionin më të madh të makinave në Malajzi.

Në koleksionin e tij gjen “xhevahirë” si Bugatti Divo, që kushtojnë rreth 5 milionë euro, por për të shkuar në punë preferon që të përdorë një makinë të rehatshme dhe të “zakonshme”.

“Kam pothuajse 100 makina në koleksionin tim. Mes tyre, 3 Bugatti. I kam blerë përgjatë viteve. Sa herë më ndryshonin shijet, blija të reja”, tregon biznesmeni për “CNA Luxury”.

Në koleksionin e tij ka edhe një Ferrari Enzo apo një McLaren P1, pa përmendur këtu edhe disa Lamborghini, por të bën përshtypje që në punë shkon me një Proton X50, një SUV i prodhuar në Malajzi.

66-vjeçari e shpjegon kështu zgjedhjen e tij: “Është më e lehtë në udhëtim dhe nuk tërheq vëmendjen në rrugë. Kur udhëton me makina të shtrenjta, njerëzit të shohin. Gjithashtu, shqetësohesh më shumë në parking, pasi mund të gërvishten”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos