









Realizimi i filmave është një proces i ndërlikuar, në të cilin gjithçka duhet të jetë perfekte. Mirëpo, mund të ndodhi shpesh që puna të ndërpritet nga shkaqe të ndryshme prej aktorëve, ndaj regjisorëve dhe producentëve iu duhet shpesh të marrin vendime drastike, duke i shkarkuar nga puna – edhe pse aktorët janë padyshim yjet kryesorë.
Po ju rendisim disa prej aktorëve që janë shkarkuar përfundimisht gjatë sheshxhirimeve ose që janë rikthyer në punë pasi iu është kërkuar falje.
Natalie Portman dhe Claire Danes
Natalie Portman u vendos të luante për rolin në "Romeo + Juliet", së bashku me Leonardo DiCaprio. Por pasi filluan xhirimet, producentët e filmit vunë re se, Portaman dukej si një vajzë shumë e vogël pranë 21-vjeçarit Leo. Kjo bëri që disa skena të dukeshin jo të përshtatshme. Në fund, Natalie u shkarkua dhe u zëvendësua nga Claire Danes.
Robert Downey Jr dhe George Clooney
Një nga rolet kryesore në filmin "Gravity" iu dha të paimitueshmit Robert Downey Jr., i famshëm për improvizimet e tij para kamerës. Por disa ditë pas xhirimeve, u bë e qartë se aktori nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur personazhin. Sipas fjalëve të regjisorit të filmit, Alfonso Cuaron, "Robert është jashtëzakonisht i talentuar, por teknologjia që po përdorim për realizimin e filmit është një pengesë e madhe për stilin e tij të aktrimit". Kështu Downey Jr u zëvendësua nga George Clooney.
Megan Fox dhe Rosie Huntington-Whiteley
Gjatë xhirimeve të Transformers: "Dark of the Moon", Megan Fox dhe regjisori, Michael Bay, patën një konflikt të madh mes tyre. Sipas Megan Fox, për shkak të sjelljes së regjisorit në punë, ishte e pamundur të punoje me të. Ajo madje e krahasoi Bay me Hitlerin, e ndaj menjëherë u shkarkua dhe rolin e saj e mori Rosie Huntington-Whiteley.
Nicole Kidman dhe Jodie Foster
Nicole Kidman kaloi 18 ditë në xhirimet e filmit Panic Room, por gjithçka dështoi. Aktores iu desh të jepte dorëheqjen nga filmi për shkak të një dëmtimi që pësoi në gju, teksa luante në Moulin Rouge. Në fund, Kidman u zëvëndësua nga Jodie Foster.
Ryan Gosling dhe Mark Wahlberg
Ryan Gosling në fakt nuk u pushua nga ekipi i filmit, por ai duhej të jepte dorëheqjen nga roli i tij një ditë para fillimit të xhirimeve. Aktori shtoi qëllimisht në peshë në prag të xhirimeve të filmit "The Lovely Bones", sepse mendonte se ashtu duhej të dukej personazhi i tij. Regjisori, Peter Jackson, nuk e vlerësoi qasjen e Gosling dhe i kërkoi aktorit të jeptë dorëheqjen. Më pas, Mark Wahlberg u regjistrua për këtë rol.
Samantha Morton dhe Scarlett Johansson
Në rastin e Morton, regjisori thuhet se u ndje i pakënaqur jo me vetë aktoren, por me zërin e saj. Gjatë post-produksionit, Spike Jonze papritmas kuptoi se zëri i saj nuk ishte i duhuri për personazhin që ajo do të luante. Si rrjedhojë, regjisori vendosi ta zëvendësonte Samantha Morton me Scarlett Johansson.
Richard Gere dhe Perry King
Drama "The Lords of Flatbush" (1974) do të ishte realizuar nga Richard Gere..., por sjellja e tij në xhirime u bë pengesë. Vetëm pak ditë pas fillimit të xhirimeve, aktori asokohe 25-vjeçar, u konfliktua me gjysmën e ekipit dhe me shumicën e aktorëve. Kulmi arriti kur ai u zu me grushte me Sylvester Stallone për një çështje banale. Pas kësaj, ylli ndërkombëtar u pushua menjëherë dhe roli kryesor u luajt nga Perry King.
Anne Hathaway dhe Katherine Heigl
Në fillim, roli kryesor në filmin "Knocked Up" iu ofrua Anne Hathaway. Por, sapo filluan xhirimet, aktorja mësoi se filmi përfshinte një skenë lindjeje. Anne vendosi që ajo nuk donte të përfshihej në këtë skenë, u grind me regjisorin dhe rrjedhimisht, roli i saj shkoi për Katherine Heigl.
Jean-Claude Van Damme dhe Kevin Peter Hall
Kur Van Damme ishte 27 vjeç, pranoi të shfaqej në një film të vitit 1987, ku luante edhe Arnold Schwarzenegger. Por 2 ditë pas fillimit të xhirimeve, ai u largua nga projekti, pasi nuk po i pëlqente aspak veshja dhe stili i personazhit që do të luante. Produksioni, në fakt, u lumturua me vendimin, pasi sipas tyre ai dukej shumë i shkurtër dhe i dobët pranë Schwarzenegger-it. Në fund, roli i Predatorit iu dha aktorit Kevin Peter Hall.
Christian Bale dhe Leonardo DiCaprio
Në vitin 2000, prodhuesit e "American Psycho" miratuan Christian Bale si aktorin kryesor të filmit. Mirëpo projekti papritur tërhoqi vëmendjen e të famshmit Leonardo DiCaprio dhe Christian u pushua menjëherë nga puna, së bashku me regjisoren, Mary Harron, e cila mbrojti zgjedhjen fillestare. Megjithatë, fansat e DiCaprio-s e bindën aktorin se përfshirja e tij në film, do të prishte imazhin romantik që ai fitoi pas Titanikut . Në fund, të dy Christian Bale dhe Mary Harron, u kthyen në set dhe produksionit iu desh të kërkonte ndjesë. (A2 Televizion)