Ka kushtuar 87 milionë euro dhe shikoni se çfarë bën

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 09:30 | Futboll

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, i cili ka kushtuar 87 milionë euro, po tregon çdo ditë e më shumë se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë gabuar me blerjen e tij nga Evertoni.

Në ndeshjen e djeshme Angli-Danimarkë, Maguire mori dy kartona të verdhë brenda 30 minutash, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë për shumë minuta.

“Më vjen shumë keq për të, duket qartë që nuk po kalon një moment të mirë në karrierë”, tha pas ndeshjes analisti Jamie Redknapp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos